Ofruesit e shërbimeve të video konferencave

Ofruesit e shërbimeve të video konferencave

KPN April 1, 2020

Pas një hulumtimi të shkurtër në Internet, sot mund të gjeni me qindra ofrues të shërbimeve për video konferenca, por në kuadër të këtij artikullit ne do të listojmë vetëm disa prej tyre.

Sot, kemi prej atyre ofruesve që ofrojnë platforma të gatshme dhe ju paguani vetëm për shërbimin e tyre, dhe kemi prej atyre ofruesve që jane dashamirës të kodit me burim të hapur, e qe këta te fundit e ofrojnë kodin e tyre pa pagesë, ashtu që ju të mund të shfrytëzoni, adaptoni apo edhe të zhvilloni më tutje idetë e juaja mbi atë kode.

Në Tabelën 1, po e ofrojmë listën e disa prej ofruesve me pagesë, por që të gjithë prej tyre ofrojnë edhe një verzion të kufizuar pa pagesë.  Andaj i gjithë artikulli vazhdon të diskutojë veçoritë të cilat ofrohen si pjesë a pakos pa pagesë.

Tabela 1. Ofruesit komercial të shërbimeve për video konferenca

Ofruesit Kohëzgjatja e takimeve (min) Pjesëmarrësit Me të njetën llogari Adresa
Zoom 40 100 I pakufizuar https://zoom.us/
WebEx 40 (I pakufizuar gjatë situatës së COVID-19) 50 (100 gjatë situatës së COVID-19) 1 muaj (90 ditë gjatë situatës së COVID-19) https://webex.com/
GoToMeeting 40 min 250 14 ditë https://gotomeeting.com/en-ie
GoogleMeet I pakufizuar 250 G Suite përdoruesithttps://meet.google.com/

Para se t’i qasemi këtyre platformave, ne patjetër që do të duhej të kemi një email të hapur, dhe më pastaj përmes këtij emaili, ne mund të hapim një llogari për të shfrytëzuar shërbimet e video konferencave të listuara në Tabelën 1.

Përmes një llogarije, ne mund të krijojmë numër të pa kufizuar të video konferencave, por që kohëzgjatja e tyre është e kufizuar në 40 minuta (zoom.us e ka të kufizuar kur kemi prej 3-100 pjesëmarrës, ndërsa të pakufizuar për më pak), përveç Google Meet që ofron kohëzgjatje të video konferencave të pakufizuar, por që në këtë rast ky shërbim ofrohet për klientet e G Suit, e që shumica e institucioneve edukative mund të posedojnë një shërbim të tillë. Si veçori tjetër ku këta ofrues variojnë është tek numri i pjesëmarrësve në atë video konferencë. Ku në këtë rast, gjithmonë  duke diskutuar për verzionet pa pagesë, zoom dhe WebEx shërbimet e video konferencave i kanë të hapura për 100 pjesëmarrës, ndërsa GoToMeeting dhe Google Meet për nga 250 pjesëmarrës.

Vlen të përmendet se me një llogari të emailit, verzioni pa pagese është i kufizuar për një muaj në WebEx (90 ditë në kohë të pandemisë COVID-19 ), dhe për 14 ditë tek GoToMeeting, ndërsa ofruesit e tjerë nuk kanë fare një kufizim të tillë.

Figura 1. Mësimdhënia online përmes Zoom.us

Megjithatë, nëse mendojmë  dhe planifikojmë që një shërbim të tillë të mund ta ofrojnë për një numër më të madh të pjesëmarrësve dhe për kohë të gjatë atëherë është një mundësi shumë e mirë të përcaktohemi për adaptimin apo zhvillimin e mëtutjeshem të njërit prej ofruesve të listuar në Tabelën 2.

Tabela 2. Ofruesit e platformave me kod te hapur te sherbimeve per video konferenca

Ofruesit Teknologjia Topologjia Pjesëmarrësit Adresa
BigBlueButton Java MCU 1-1000+ https://bigbluebutton.org/
Licode C++ MCU 1-1000+ https://lynckia.com/licode/
Jitsu Java, JavaScript SFU 1-1000+ https://jitsi.org/
Kurento C, C++ MCU 1-1000+ https://kurento.org/

Të gjithë ofruesit e listuar në Tabelën 2, ofrojnë platformat e tyre pa pagesë (të mbrojtura me licenca për kod të hapur) me mundësi të adaptimit si dhe zhvillimit të tyre të më tutjeshëm për institucionet tuaja.

Figura 2. Mësimdhënia online përmes Big Blue Button

Megjithatë, për tu përcaktuar për njërin prej ofruesve është mirë të vendosim kritere matëse që do të lehtësonin procesin e vendim marrjes. Ta zëmë, nëse për institucionin tonë është me rëndësi numri i pjesëmarrësve në kohë reale të jetë shumë i lartë atëherë duhet të kemi njohuri se për cilën topologji duhet përcaktuar, (Shikoni artikullin: Video konferencat si pjesë e të mësuarit online në kohë reale) pastaj me çfarë teknologjie është zhvilluar, cfare fuksione ofron (ndarjen e ekranit, shkruarja në tabelë, ngrita e dorës nga ana e pjesemarrësve, ofrimin e imazheve përmes kamerës, rekordimin e ligjeratave, komunikim përmes chat) e kështu me radhë.

Ky artikull iu ofron njohuri bazë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të ngritura në artikullin: Video konferencat si pjesë e të mësuarit online në kohë reale:

  1. Dëshironi të ofroni këtë shërbim përmes ofruesve komercial që kanë infrastrukturën e tyre në Cloud? Siç janë: Zoom, Adobe Connect,  WebEx, Microsoft Team, Google Meet etj, që fatmirësisht në këtë kohë pandemie janë solidarizuar me gjithë popullatën globale dhe janë duke ofruar shërbime të kufizuara por deri në një nivel edhe të kënaqshëm pa pagesë.
  2. Apo dëshironi të ofroni këtë shërbim përmes platformave me kod të hapur (open-source)? E që pastaj këtyre platformave duhet t’iu përgatitet nga ana jonë infrastruktura adekuate, qoftë ajo në Cloud apo edhe në shkolla/kampuse.

Translate »